1-immaculate-conception-of-the-escorial1.jpg
Error
  • Error loading feed data

Koha e Ardhjes

Kohë e rizgjimit shpirtëror

 

Kjo kohë, që ka në bazë fjalën ‘Ardhje’, na bën të mendojmë se pritet diçka që do të ndodhë… Koha e Ardhjes na shtyn të mendojmë se do të ndodhë diçka, por niset nga diçka që ka ndodhur tashmë. Koha e Ardhjes niset nga Lindja e Zotit, nga ardhja e Jezusit në histori për të hapur brenda kësaj historie, të njollosur nga mëkati, një shteg shëlbimi. Ne e dimë se kjo tashmë ka ndodhur, Biri i Zotit është bërë njeri, ka hyrë në historinë tonë deri në atë pikë, sa ne sot mund të themi se jemi farefis me Zotin, sepse Zoti u bë njeri; por shëlbimi nuk është përmbushur, shëlbimi nuk është kryer, shëlbimi nuk ka përfunduar; shëlbimi ka filluar, ka nisur si tharm, si fryt i parë.

Ne presim kthimin e Jezusit, që të përmbushet shëlbimi, që njerëzimi të çlirohet plotësisht nga pesha e fajit e bota të çlirohet nga skllavëria e mëkatit. Ne presim qiej të rinj e tokë të re, presim Jeruzalemin e ri e prandaj, ndërsa kujtojmë ardhjen e Jezusit në histori, ndezim kandilin, ose më mirë të themi e mbushim me vaj – për të shkuar pastaj të përgatitur si duhet në takimin me Zotin që vjen.

 

Koha e Ardhjes është kohë veprash të mira për mbarë të krishterët. Përmes impenjimit tonë konkret duhet e mund të zbulojmë të vërtetën e fjalëve të Zotërisë, e pikërisht në këtë kohë të ardhjes le të pasurohemi edhe ne me vepra të mira e kështu t’i hapim portat e botës për Krishtin, Shëlbuesin tonë.

 

Ju urojmë kohë të shenjtë të Ardhjes!